Komisioni i pavarur I kualifikimit ka marrë në sitë gjyqtaren e gjykatës së Kurbinit, Marcela Shehu qoftë në aspektin e pasurisë ashtu edhe në integritetin professional.

 

Gjyqtarja duket se ka shanse të rikonfirmohet në detyrë pasi KPK ka deklaruar se sipas ILDKPI deklarimi i pasurisë së Shehut është i saktë dhe gjyqtarja e ka justifikuar pasurinë.

 

Por trupa e gjyqtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici deklaroi se vendimi për gjyqtaren do jepet më 4 qershor.

 

“ILDKPI ka dorëzuar raportin me konstatim se është deklarim i saktë pasurie. Nga verifikimi jonë  ka deklaruar shtëpi banimi 100 m katror në Tiranë, makinë ‘Mercedez Benz’ blerë në 2016 për 6 mijë euro, para cash 1 milion e 350 mijë lekë dhe depozitë kursimi për fëmijë. Për sa i përket figurës DSIK ka sjellë raport ku shprehet se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe është e përshtatshme për të vazhduar detyrën”.

 

Pasuria e gjyqtares përbëhet nga një apartament, një automjet dhe një llogari bankare rezulton në përputhje me të ardhurat e deklaruara prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *