E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KPK kthen në shkollë Prokurorin: I paaftë profesionalisht

Për herë të parë komisioni i pavarur i kualifikimit kthen në bankat e shkollës drejtuesin e prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj.

Gjatë hetimit komisioni identifikoi mungesë të theksuar profesionalizmi nga ana e Gokaj.

Ndërsa për dy kriteret e tjera, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, drejtuesi i prokurorisë së Apelit të Shkodrës ka rezultuar ne perputhje me ligjin.

Gjatë seancës komisioni vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet në shkollën e magjistraturës.

Për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë