E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KPK: Gjyqtarja Brunilda Kadi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë

Komisioni i Pavarur i  Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren pranë Gjykatës së Tiranës Brunilda Kadi.

 

Raporti i ILKDPI deklaron se Kadi ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë dhe pas hetimeve u arrit në përfundimin se Kadi ka burime të mjaftueshme financiare.

 

Sipas raportit, KPK bëri me dije se Kadi ka në zotërim një apartament në Lanabregas, i blerë me kursimet dhe kredi. Nuk ka deklaruar një apartament të zotëruar nga i shoqi i përfituar nga privatizimi, por Kadi thotë se i shoqi s’ka marrë asnjë qindarkë ndaj nuk ka bërë deklarim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë