Për sa kohë ishte i ulur në karrigen e gjyqtarit, Piro Sota akuzohet se ka liruar të dënuarit me burg, një prej të cilëve edhe autorin e vrasjes në Zhupan të Fierit, Elton Metajn. Ai firmosi vendimin për lirinë e 31-vjeçarit në 26 korrik të 2021, pa bërë asnjë ditë burg.

 

Vetëm dy ditë më pas, Piro Sota ka dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dorëheqjen e tij. Ky vendim iu dorëzua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që po hetonte pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të gjyqtarit të Fierit.

 

Në datën 9 shtator, pra një ditë para se të ndodhte vrasja e Sabrina Bengës, KPK-ja ka njoftuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Piro Sotën dhe përjashtimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *