Subscribe

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për, gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati.

 

Ankimimi. kundër vendimit, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është dorëzuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese

 

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.”

 

Përmes këtij ankimimi Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *