KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarin e Durrësit Besim Trezhnjeva. Shkarkimi i tij është bërë në prill, pasi gjyqtari në deklarimet e bëra nuk justifikonte pasurinë

 

Sipas një njoftimi nga KPA thuhet se për Trezhnjevën ka mbetur në fuqi vendimi i KPK.

 

Pjesë e trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte Ardian Hajdari kryetar, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, të cilët lanë në fuqi vendimin e marrë nga KPK, i cili hyn në fuqi menjëherë.

 

Ndërkohë kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *