Pasi Komisioni i Posaçëm i Apelit e riktheu në detyrë, Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër është shprehur i emocionuar dhe i kënaqur që dinjiteti i tij u vu në vend duke u bërë i pari në sistemin e drejtësisë që rikthehet në detyrë.

 

“Është kënaqësi për mua që rikthehem në detyrë.”

 

Vjerdha tha se kanë qenë më shumë se 6000 qytetarë shkodranë që kanë firmosur peticion për rikthimin e tij në radhët e drejtësisë.

 

“Nuk resht së përmenduri ndihmën që më kanë dhënë qytgetarët e mi përmes një peticioni që unë e kam paraqitur pranë KPA dhe ku kundërshtohet vendimi i KPK. Ishin 6244 shtetas më mbështetën me peticioninn e tyre.”

 

Ai tha se vetingu ka bërë që sistemi i drejtësisë të mbingarkohet dhe puna është voluminoze.

 

 

Kryegjyqtari i tha se ndonëse e ka pësuar fillimisht nga vetingu, ai ka mbështetur dhe e mbështet reformën në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *