Subscribe

Aleksi Tsipras pranoi dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm Kotzias.

 

Kryeministri grek konfirmoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të zëvëndësoj largimin e Kotzias nga kabineti me asnjë emer tjetër pasi ka vendosur që ta drejtoje vete këtë dikaster.

 

Tsipras do të kryeje edhe funksionin e numrit një të diplomacisë së bashku me postin që mban aktualisht, atë të kreut të qeverisë.

 

Këtë post ai do ta mbajë deri në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë.

 

Doreheqja e Kotzias erdhi pas përplasjeve të forta që ai pati të martën në mbledhjen e këshillit të ministrave me kolegun e tij që drejton Ministrinë e Mbrojtjes, Panos Kamenos I cili e kishte konsideruar të nxituar vendimin për të mbyllur Marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *