Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, ndonëse i larguar nga jeta politike dhe diplomatike, vijon te beje deklarata të forta ne lidhje me Shqipërinë.

 

Ne nje interviste per radion News FM, Kotzias ka rrëfyer për herë të parë për rolin e ushtrisë greke në çështjen Kacifa, duke theksuar se ushtria greke mohon të njohë kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe se disa forca në Greqi mbështeten në autonominë e Vorio Epirit.

 

“Ka shume organizma ne vendin tone qe thonë se nuk ka mbaruar Lufta e Dyte Botërore me Shqipërinë dhe nuk njohin kufijtë me Shqipërinë. Shoh të hapet sërish çështja e Vorio Epirit. Çfarë kontrolli demokratik ka mbi këto organizma? Nëse ka ndonjë kontroll nga ushtria? Duhet të shohim përse ushtria greke mohon të njohë kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ka forca të caktuara në Greqi të cilat nuk njohin Protokollin e Firences të vitit 1925, protokollin e Parisit të vitit 1926, Traktatin e Helsinkit dhe i referohen protokolleve të vitit 1913 – 1914, sic është ai i Korfuzit, i cili nuk është më në fuqi. Protokolli i Korfuzit parashikon autonominë e Vorio Epirit. Disa organizma të caktuara i referohen këtij protokolli.  Ushtria greke duhet të bëjë veprime të caktuara që të mbyllet çështja e kufirit. Do ta diskutojmë në parlament nëse është me vullnetin e drejtuesve të ushtrisë apo jo.

 

Mosnjohjen e kufirit nga ushtria greke Kotzias e lidh me rastin Kacifa, për të cilin dënon ekstremizmat në vendin e tij, duke theksuar se problemi i Greqisë nuk është Shqipëria.

 

“Problemi yne nuk eshte as Shqipëria, as Maqedonia e as Bullgaria. Asnjë europian nuk do të na kuptojë nëse vijojmë me këtë sjellje. Mendoj se ne veprimet e ditëve të fundit po kthehemi disa vite pas dhe shpresoj qe të dyja qeveritë  të frenojnë këtë nacionalizëm. Nuk bëhet politika e jashtme me ulërima, nuk është e vërtetë që ai që bërtet më shumë është më shumë patriot. Ky patriotizëm grek na çoi në disa katastrofa. Këto gjëra do ti diskutoj në parlament.”

 

Ish-kryediplomati grek theksoi se rruga e vetme është ajo e marrëdhënieve te mira me Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *