Subscribe

Ministri i Jashtëm Grek nuk pati një ndër ato pritjet normale në Tiranë. Ishin me dhjetëra çamët që kishin dalë në protestë para godinës së ministrisë së jashtme, për t’i kërkuar kryediplomatit grek njohjen e pronave të tyre në Çamëri dhe heqjen e ligjit të luftës. Te shumta ne numer ishin edhe forcat e policisë e të gardë, që mbanin turmën nën kontroll. Nga frika se protesta mund të prishte një takim të rëndësishëm, për të qetësuar gjakrat shkoi vetë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Megjithë këmbënguljen e tij, çamët nuk e ulën tonin e protestës.
Ata detyruan ministrin Kotzias të hynte nga dera e pasme e Ministrisë së Jashtme. Përfaqësuesit e komunitetit çam qëndruan deri në përfundim të takimit të Kotzias me Bushatin. Deklaratës së Kotzias se çamët e përzënë nga Greqia ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, iu përgjigj kreu i PDIU-së Shpërtim Idrizi. Protestën, çamët e konsideruan një fitore, edhe pse në deklaratën e tij shefi i diplomacisë greke, nuk njohu ekzistencën e çështjes çame apo edhe të Ligjit të Luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *