E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Kotzias nesër në Tiranë për “çështjet pezull”

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias nis të hënën vizitën dy ditore në Tiranë. Ai do të pritet ne fillim nga homologu shqiptar Ditmir Bushati.
Gjatë takimit, Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë mbi të ashtuquajturat çështje të mbetur pezull mes dy shteteve. Pas takimit ministrat Bushati dhe Kocias, do të dalin përpara mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp. Me pas, kreu i diplomacisë greke do të pritet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Po ashtu është parashikuar edhe një takim me kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në ditën e dytë të qëndrimin në Tiranë, Ministri i Jashtëm grek do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Gjithashtu Kocias do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Universiteti i Tiranës, mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë