E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kotzias kritikon Micotakis: S‘mund të thuash që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE

Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka kritikuar politikën e palës greke dhe të liderit të djathtë Micotakis, per tonet e ngritura në raport me Shqipërinë.

 

Në një intervistë për mediat greke, ish-ministri Kotzias në fjalën e tij ka propozuar një tjetër trajtim nga pala greke dhe opozita e djathtë të çështjeve që lidhin Greqinë me Shqipërinë.

 

Reklamë

Ai u shpreh gjithashtu se trajtimi i çështjeve me diplomaci dhe jo zënka të rëndomta vlerësohet gjithnjë më shumë duke shtuar:

 

“Unë si Kotzias nuk do reagoja kështu me Shqipërinë. Demokracia e Re pranoi anëtarësimin në NATO dhe si vend kandidat për BE pa asnjë kusht, gjatë qeverisjes ndaj sjellja aktuale është hipokrizi nga ana e tyre. Nuk bëhet kështu politika e jashtme.”

Gjithashtu Nikos Kotzias ka paralajmëruar edhe më parë se disa forca të caktuara në Greqi nuk pranojnë të njohin kufirin me Shqipërinë, të cilat i referohen vetëm Traktatit të shfuqizuar Korfuzit për Vorioepirin dhe duke e lidhur atë me rastin Kaçifas.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë