Ish-Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur se shpreson që gjithçka të jetë në rregull me Marrëveshjen e Prespës.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët ai e cilësoi shkarkimin e tij si të ndershëm dhe kërkoi nga kryeministri, Aleksis Cipras të publikojë dorëheqjen e tij prej 9 faqesh, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë arsyet e vërteta pse vendosi të dilte nga ekzekutivi.

 

Kocias madje tha se nuk ekziston problem me fondet sekrete për çka u akuzua, pasi sipas tij, ai ishte i vetmi ministër në historinë e shtetit grek i cili propozoi ligj që fondet sekrete t’i kontrollojë Kuvendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *