Komentatori dhe menaxheri i njohur sportiv, Kostandin Grillo po kalon momente të vështira.

Prej ditësh, ai ishte prekur nga Covid-19 duke pasur të nevojshëm edhe shtrimin në spital.

Mirëpo, për fat të keq, gjendja e tij është rënduar dhe për këtë arsye u rekomandua dërgimi në Turqi, aty ku eksperienca e mjekëve në betejen kundër Covid-19 ka pasur me shumë rezultat.

Për këtë arsye, pasditen e kësaj të enjteje, Kostandin Grillo, është nisur për në Turqi, duke marrë në konsiderate faktin që Covid-19 i kishte prekur më shumë se gjysmën e mushkërive.

I gjithë komuniteti sportiv është solidarizuar me kolegun e tyre Kostandin Grillo, duke i dhënë kurajo, e duke shpresuar se shumë shpejt ai të kthehet në Shqipëri shëndoshë e mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *