E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Kosova

Kosovë, sot seanca për votimin e ekipit negociator

Parlamenti dështoi te votonte dje përbërjen e ekipit negociator dhe seanca pas disa ndërprerjeve u shty. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është shprehur se pa 61 deputetë nuk mund te vazhdoje seanca.

 

Nga ana tjetër mediat theksojnë se duke shtyrë seancën e jashtëzakonshme po fitohet kohë dhe pavarësisht asaj qe do te ndodhe grupi i negociatorëve te qeverise do ti bashkëngjitet presidentit Thaçi në Bruksel.

 

Reklamë

Seanca pritet te rifilloje sot ne orën 14 ku do te behet përpjekja e radhës për votimin e ekipit qe udhëhiqet nga Fatmir Limaj. Ndërkohë kryetari i lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Thaçi e Haradinaj munden si individ të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen.

 

Por sipas tij as kreu i shtetit dhe as kryeministri nuk mund ta bëjnë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë