E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë-Shqipëri, nënshkruajnë unifikimin doganor më 26 nëntor

Shqipëria dhe Kosova pritet që më 26 nëntor të nëshkruajnë marrëveshjen për unifikimin doganor. Marrëveshja është parashikuiar që të nënshkruhet  në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

 

Njoftimi është bërë i ditur nga këshilltari i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, Lulzim Rafuna,  i cili ka thënë për REL se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Ndër të tjera Rafuna ka theksuar se me këtë marrëveshje planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë