E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kosovë-Shqipëri: 0 barriera tarifore, marrëveshje për roaming dhe patentat

Shqipëria dhe Kosova brenda 6 muajve të vitit të ardhshëm nuk dotë kenë më bariera tarifore.

 

Lajmi u konfirmua nga dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj pas mbledhjes së përbashkët në Pejë.

 

Reklamë

Ata i kërkuan edhe vendeve të tjera në rasjon që të ndjekin të njëjtin shembull.

 

Haradinasj shtoi se Kosova e Shqipëria janë në rrugë të mbarë për të unifikaur tregun ekonomik. Ndërsa Rama foli për unifikim doganor dhe lëhtësim të proce3durave në këtë aspekt.

 

Në mbledhjen e pestë mes dy qeverive u arritën të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ku spikasin ato për heqjen e tarifave roaming mes dy vendeve si dhe ajo për njohjen e patenteve.

 

Rama konfirmoi gjithashtu se nga 1 janari Kosova do të ketë pikën e vetë të tranzitit në Durrës.

 

Gjitashtu Rama shtoi se në Morinë do të ketë vetëm një pikë të përbashkët doganore.

 

Më shumë video

Reklamë