Listës së kandidatëve për çmimin Nobel i shtohen edhe SHBA, Kosova dhe Serbia. Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Xhakobson, ka propozuar tre shtetet për çmimin që do të jepet në vitin 2021, duke i vlerësuar për dakordësine e arritur mbi marrëveshjen për normalizimin ekonomik e cila u nënshkrua më datë 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë.

 

“Unë kam nominuar qeverinë e SHBA si dhe qeveritë e Kosovës e Serbisë për çmimin Nobel për paqen, për punën e tyre të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e paqes”, shkruan në “Twitter” Xhakobson.

 

Në një letër drejtuar Akademisë së Nobelit ligjvënësi suedez thekson se nëse marrëveshja funksionon siç synohet, atëherë tregtia e marrëdhëniet e hapura do çojnë në një akord të ndërsjellë për paqe.

 

Pak ditë më parë, një anëtar i Parlamentit te Norvegjisë propozoi presidentin amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel për paqen, duke e vlerësuar për rolin e tij ne ndërmjetësimin e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *