Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Kosovë-Serbi/ Cili është problemi me Marrëveshjen e Ohrit?

Ivica Petrovic
11 Dhjetor 10:08

Një sfidë e re për Serbinë – BE-ja dëshiron të përfshijë dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35 të negociatave. Çfarë do të thotë kjo?

Siç theksoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “për Serbinë as nuk shtrohet për diskutim pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, OKB dhe se për këtë ka njoftuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët dhe të gjithë e dinë këtë”. Aleksandar Vuçiç tha se “dy shtete po e shtyjnë fuqishëm këtë iniciativë”, por nuk specifikoi, se për cilat shtete bëhet fjalë.

Dyert e mbyllura të BE-së?

Disa diplomatë perëndimorë theksojnë, se Serbia po ia mbyll vetes derën e anëtarësimit në BE duke kundërshtuar që Marrëveshja e Ohrit të jetë pjesë e kapitullit 35, e për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Orban tha se “nëse Marrëveshja e Ohrit përfshihet në kornizën e negociatave, pavarësisht kundërshtimit të Serbisë, Beogradi gjithmonë mund të mbështetet tek Budapesti”.

Në këto deklarata u vu re po ashtu se për këtë çështje mbizotëron përshtypja e urgjencës, sepse nuk ka përparim në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo urgjencë shpjegohet me nevojën për zgjidhjen e disa gjërave para zgjedhjeve të ardhshme për Parlamenti Evropian në qershor 2024.

Normalizimi i marrëdhënieve = njohja e Kosovës

Problemi kryesor kur është fjala për këtë temë është se Aleksandar Vuçiç sillet sikur të mos e kishte nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, thotë për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane.

“Nëse zyrtarisht Kosova bëhet pjesë e kapitullit 35, atëherë është e qartë se në të ardhmen do të negociohet modaliteti i njohjes së Kosovës nga Serbia. Nëse bëhet pjesë e kornizës së negociatave, kjo do të thotë po ashtu se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po kërkojnë nga Serbia ta njohë atë. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse në fillim të negociatave me BE-në nuk ishte e qartë se çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mendoj se tani, dhjetë vjet më vonë, është kristal e qartë”, thekson Beshiri.

Linja e kuqe

Në Beograd konstestohet para së gjithash formulimi se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thekson Igor Novakoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri. “Mendoj se presidenti Vuçiq posaçërisht theksoi se bëhet fjalë për hyrjen e mundshme të Kosovës në OKB, pra në institucionet si UNESCO, për shkak të çështjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë. Nëse i kujtojmë vijat e kuqe, në momentin kur u arritën të dyja marrëveshjet, nga përfaqësuesit e Serbisë u theksua qartë se vija e kuqe ishte hyrja e Kosovës në OKB, kështu që qëndrimi i Serbisë nuk është shumë i ri”, tha Novakoviq për DW.

Naim Leo Beshiri thekson se “çdo vit që Serbia humbet me një propozim specifik, çon në një propozim edhe më të keq për vendin. Çdo propozim i ri që ka ardhur në tryezë ka qenë më i keq për Serbinë”, thotë Beshiri dhe shton se deklaratat e presidentit të Serbisë “se si futja e Marrëveshjes së Ohrit në procesin e negociatave do të thotë se BE-ja nuk dëshiron që ne të vazhdojmë këto negociata, ëshët deklaratë bombastike dhe antievropiane”.

“Kjo vazhdon deri në momentin kur ai të përballet me faktet, e këto fakte dëshmojnë se gati 80 për qind e ekonomisë serbe varet nga BE-ja. Sundimi i Vuçiç nuk ekziston pa mbështetjen financiare të BE-së. Kjo është një përpjekje për të trembur disa liderë evropianë që ai mund t’i drejtohet Pekinit ose Moskës, por ky bllof nuk funksionon, sepse është e qartë për të gjithë se nuk mund ta ridrejtoni ekonominë tuaj në ndonjë treg tjetër përveç atij që ju rrethon, vlerëson drejtori i Institutit për Çështje Evropiane.

Igor Novakoviq beson se “pranimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia”, dhe shton se “nëse kjo ndodh realisht, përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit mund të komplikojë integrimin evropian të Serbisë, por tani pyetja është se a do të arrihet marrëveshje për këtë brenda vetë Bashkimin Evropian”.

Kundër BE-së

Duhet të theksojmë gjithashtu se integrimi evropian i Serbisë nuk ekziston, thekson Naim Leo Beshiri dhe shton se “kështu ka qenë në pesë vitet e fundit dhe se nuk ka ndryshim të dukshëm në reformat e Serbisë në rrugën drejt BE-së.” Në 11 vitet e fundit, Aleksandar Vuçiq ka treguar se nuk dëshiron të bëjë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, sepse kjo do të nënkuptonte prerjen e degës në të cilën janë ulur ai dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Megjithatë, mbështetja për BE-në në Serbi është ende rreth 50 për qind, pavarësisht fushatës së pamatur të elitës në pushtet kundër BE-së, Perëndimit dhe kundër reformave sociale në Serbi”, përfundon drejtori i Institutit për Çështje Evropiane./DW/

Posted Under:
Opinion

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari në Kolon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.