E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosovë/ Regjistrohen 68 raste të reja me COVID, 4 viktima në 24 orë

Prej disa ditësh në Kosovë, infektimet nga COVID-19 kanë filluar të pësojnë një ulje të ndjeshme.

Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.320 testimeve, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima.

Aktualisht në të gjithë vendin po marrin ndihmë 3.342 pacientë janë aktivë me virusin, ku numrin më të lartë të infektimeve e shënon Prishtina.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 323 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 153.672 që prej fillimit të epidemisë në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë