Subscribe

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me datë 22 gusht të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

 

Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

 

Ndërkohë me 19 korrik Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas marrjes së ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

 

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij.

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *