Subscribe

Kosova është përfshirë nga një valë aksionesh policore për lirimin e pronave uzurpuar dhe një seri arrestimesh. Paraditen e te premtes ne Prishtine dhe Ferizaj policia e Kosovës ka sekuestruar disa prona, kryesisht lokale e restorante, pasuri këto qe dyshohet te jene vene ne mënyre te kundraligjshme. Kryeprokurori Aleksandër Lumnezi njofton se vlera e këtyre pasurive kap shifrën e 8 milionë eurove. Ndërkohe ne Prizren, Drejtoria per Hetimin e Krimit te Organizuara ne Kosove, ka arrestuar të paktën 9 persona me akuzën e kanosjes, mashtrimit dhe fajdeve si dhe janë sekuestruar pasuri te tyre behet fjale per një hotel, një restorant mbi 6 mije metra katrore tokë dhe 303 mije euro. Sikurse behet me dije aksionet ne fjale të cilat vijojnë, kryen pas një hetimi më shumë se njëvjeçar nga ana e Prokurorisë. Krahas reagimit te kryeprokurorit, edhe Ministri i Brendshëm duke folur ne nje konference per shtyp tha se policia po punon për te goditur krimin e organizuar si një nga kushtet edhe te liberalizimit te vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *