Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Kosovë/ Arrestimi i një serbi të dyshuar për krime lufte sjell protesta në Graçanicë

21 Qershor 17:50

Grupe qytetarësh serbë bllokuan të mërkurën për pak kohë rrugën kryesore në Graçanicë afër Prishtinës, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një pjesëtari të komunitetit serb, nën dyshimet për krime lufte.

Sipas një njoftimi të policisë së Kosovës i arrestuari, dyshohet se gjatë luftës si gardian në burgun e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën, ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Protestues nga radhët e komunitetit serb në Graçanicë pralajmëruan protesta të reja për të enjten duke mohuar dyshimet mbi të arrestuarin.

Arrestimi ngjalli reagime të partive politike serbe në Kosovë dhe zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, që bënë thirrje për reagim të komunitetit ndërkombëtar.

Lista Serbe tha në një reagim se “Dragisha Milenkoviç është arrestuar në Graçanicë pa asnjë provë”, dhe se “regjimi i (kryeministrit Albin) Kurtit vazhdon gjuetinë mbi serbët para syve të komunitetit ndërkombëtar, i cili hesht dhe i jep hapësirë Kurtit për të përndjekur serbët, ndërsa EULEX-i pretendon të jetë një institut statistikor”.

Zyra për Kosovën në qeverinë serbe tha se arrestimi i sotëm “është një demonstrim brutal i forcës dhe padrejtësisë nga regjimi antiserb i Albin Kurtit”.

Zhvillimet në komunën e Graçanicës ndodhën në një kohë kur po bëhen gati një muaj që në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe situata vazhdon të jetë e tensionuar. Grupe qytetarësh serbë po protestojnë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje për uljen e tensioneve duke larguar nga zyrat kryetarët shqiptarë të komunave, njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se nuk mund të mbahen zgjedhjet në veri të vendit pa sundim të ligjit, që do të garantonte rezultat të ndershëm dhe demokratik ndërsa akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç për kriminalizimin e politikës në veri të Kosovës.

Ai i bëri këto komente përmes një video mesazhi drejtuar serbëve të Kosovës, ku nënvizoi se situata nuk është aspak e lehtë në veri të vendit dhe sipas tij, të gjithë kanë frikë nga ngjarje të paparashikueshme në të ardhmen e afërt.

“Për këtë kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë të hapur, të lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë”, tha ai duke nënvizuar se me sundim të ligjit, gradualisht mund ta zvogëlohet numri i policëve në ndërtesat komunale.

Kryeministri Albin Kurti tha se ka nevojë për më shumë takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar një takim për këtë javë për menaxhimin e krizës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe në këtë moment, nuk jam në gjendje të konfirmoj ndonjë datë por është ende e mërkure dhe deri në fund të javës kemi edhe disa ditë por tash për tash nuk mund të konfirmoj asnjë datë apo kohë”, tha të mërkruën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është i gatshëm të marr pjesë në bisedime për të sqaruar siç tha gjetjet e institucioneve të vendit për arrestimin e policëve të Kosovës nga autoritetet serbe ndërsa presidenti serb Vuçiç tha të martën se “nuk do të bisedojë me zotin Kurti derisa të lirohet çdo serb u arrestuar në veri të Kosovës dhe të mos tërhiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore”.

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë u shtuan javën e kaluar pas ndalimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarr hapa për shtensionimin e situatës me gjithë thirrjet e tyre./VOA

Posted Under:
Kosova Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
Arrestim Graçanicë Kosova Krime lufte Protesta SERB

Nga e njëjta kategori

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atentatin në Mat: U qëllua drejt “Audit” të parkuar në oborr

më shumë...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut i një pune të gjatë! E nisëm nga fundi, tani jemi të parët

më shumë...

Gjendet një automjet i djegur dhe armë në Burrel-Rrëshen, dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale

më shumë...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:19

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon...

10:11

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e...

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

8:32

“Një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin”, parashikimi...

8:23

“Troket” vjeshta, ulen temperaturat, si do të...

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

Më të klikuarat

  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • “Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.