Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi pritet te largohet nga detyra. Kërkesa për shkarkim ka ardhur nga partia e tij, “Aleanca për Kosovën e Re”. Sekretari i kësaj force politike beri te ditur vendimin per heqjen e Gashit, por nuk beri te ditura motivet e tij. Tashme i takon kryeministrit Haradinaj qe te vendose për pranimin ose jo te kërkesës. Bejtush Gashi bëhet ministri i dytë qe largohet nga radhët e AKR-së, pas lirimit nga detyra të ish-ministrit Flamur Sefaj, për shkak të çështjes së ekstradimit të 6 shtetasve turq te lidhur me lëvizjen gyleniste, që kishin kërkuar azil në Kosovë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *