Në kulmin e sezonit turistik, kontrollet nga Policia Rrugore janë shtuar, për të evidentuar dhe ndëshkuar rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Në 24 orët e fundit, një shtetas kosovar që banon në Angli u kap nga radari në Rrugën e Kombit me shpejtësi skëterrë. Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Jaguar” me 191 km/orë. Kosovari u ndëshkua nga policia me 40 mijë lekë të rinj gjobë.

 

“Shpejtësi të larta janë konstatuar nga shtetas të tjerë kosovarë, rezidentë në Zvicër, Angli e vende të BE-së, që qarkullonin me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar, në Bypass-in e Fierit dhe në Tiranë-Durrës-Kavajë. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 56 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2019 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”, njoftoi policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *