Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

 

Përmes një deklarate për mediat qeveria e Kosovës bën me dije se vendimi i marrë nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë -Hercegovinën.

 

Ndërsa nga taksa përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

 

Ndryshe importuesi më i madh në Kosovë, i gati të gjitha produkteve mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë rreth 400 milionë euro në vit që importohen produkte nga ky shtet.

 

Ndërkaq, importi i produkteve të Bosnjës në tregun e Kosovës, në vitin e kaluar ka qenë 81.5 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *