Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e kësaj të enjteje një ndeshje historike përballë Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-off-it të Ligës së Kombeve.

Një fitore e dardanëve në Shkup e afron skuadrën edhe më shumë me fazën finale të Evropianit, duke shënuar një arritje historike. Por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Tekniku i Kosovës , Bernard Shaland, duhet të organizohet pa disa lojtarë të rëndësishëm si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Samir Ujkani e Bernard Berisha.

 

BERNARD CHALLANDS

TRAJNER I KOSOVES

 

”Tani jemi pranë se kurrë  një momenti ku mund të prekim ëndrrën, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte. Kosova si skuadër futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”.Si trajner, nëse je pesimist dhe gjithmonë i sheh vetëm pjesët e vështira, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çfarë  përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”.

 

Trajneri Shaland foli dhe për mungesën e mbrojtësit Amir Rahmani, i cili krijoi shumë polemika.

 

Kemi bërë maksimumin duke provuar nëpërmjet UEFA, FIFA-s dhe nëpërmjet federatës italiane, e po ashtu përmes regjionit të Napolit, pra në çdo formë kemi provuar që Amirin ta kemi me ne këtu. Kjo nuk ka qenë e mundur,dhe për ne ka qenë e pakuptueshme, siç është e pakuptueshme, se nga i njëjti shtet, nga një klub që ka shumë raste pozitive, dikush të mund të jetë pjesë e ekipit si rasti Goran Pandev .”

 

Ndeshja e sotme në fakt i përket edicionit të kaluar të këtij kompeticioni, por ajo shty për shkak të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *