Nese Shqiperia kerkon rekordin e pikeve , shume larg  Kosova luan sfiden me vendimtare nga krijimi i saj ne lufte per nje vend ne finalet e nje europiani .

Ne Plsen, dardanaet sfidojne Republiken Çeke ne perballjen e vlefshm e per grupin A .

Në renditjen e përgjithshme Kosova është në kuoten e 11 pikeve, 1 me pak se çeket e per kete arsye kjo eshte sfida me e rendesishme ku ne loje eshte nje bilete per ne Europian . Tekniku zviceran do te kete ndoshta mungesen me te madhe ne kete ndeshje Vedat Muriqin.

 

Sulmuesi i Fenerbahces i demtuar nuk ja ka dal dot per dy ndeshjet e fundit eleminatore dhe me te gjitha gjasat do te zevendesohet nga Milot Rashica . Nderkohe vendin e futbollistit te Verder ne te majte te fushes  e ze pikerisht talenti Edon Zhegrova .

 

Dilema me e madhe eshte, a do te rikuperohet Herolind Shala i cili ne fushe ka pozicionit te mesfushorit me tipare mbrojtese . Nese jo atehere ne balotazh jane Anel Rashkaj me Besar Halimin.

Interesimi per kete ndeshje eshte i jashtezakonshem per tifozet shqiptare te cilet nga vende te ndryshme te Europes  jane nisur drejt Plsen edhe pse pa bileta .

 

Federata çeke ka mare vendim qe ne tribunat qe ju takojne vendasve te mos iu shesin bileta shqiptareve pavarasisht se raportohet se ka vende te lira . Nderkohe ne tribunen qe i eshte rezervuar Kosovës jane shitur te  627 vendet qe ju takojne dardaneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *