Kosova vazhdon të raportojë shifra të larta me koronavirus. Këtë të hënë, kanë vdekur edhe nëntë pacientë të tjerë, ndërsa janë shtuar edhe 120 raste të reja.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjithsej në KOsovë ka 13.454 të infektuar dhe 525 viktima.

Numri i rasteve ditore është thuajse i njëjtë me atë të të shëruarve në orët e fundit.

Për këtë të hënë, autoritetet shëndetësore raportuan për 122 të rikuperuar, duke e çuar totalin në 3.334.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *