Subscribe

Kosova beri një debutim fantastik ne eliminatoret e botërorit te Rusisë, pasi barazoi 1 me 1 ne transferte kundër Finlandës. Një rezultat i shkëlqyer dhe historik për kombëtaren me te re te Evropës, e cila ka entuziazmuar jo vetëm tifozët e Kosovës, por edhe shqiptaret kudo qe ndodhen. Natyrisht, loja e bukur dhe jehona e këtij rezultati ne mediat ndërkombëtare, ka rritur shpresën se rezultatet e Kosovës ne Grupin I eliminator, do te jene te mira ne këtë edicion. Lojtaret e ardhur nga Shqipëria, si Ujkani, Rrahmani, Rashica si dhe te tjerë si Valon Berisha, Pnishi e Kryeziu qe gjithashtu ikën nga kombëtare te ndryshme, për t’u bere pjese e vendit te tyre te origjinës, e transformuam thuajse totalisht Kosovën, nga një kombëtare modeste, ne nje skuadër qe ne stadiumin Veritas ne qytetin Turku, dominoi ndeshjen ndaj kombëtares finlandeze. Ne pjesën e pare, ishte kombëtarja e Bunjakut qe fillimisht goditi shtyllën, duke iu afruar ndejshëm golit, por vendasit kaluan ne avantazh me ane te Arajurit ne minutën e 18. Pjesa e dyte pati një pamje tjetër. Qarkullimi i topit ishte mjaft i mire nga Kosova, e cila sidomos fale inkursioneve te shkëlqyera te Rashices dhe lojës ne mesfushe te Kryeziut, ishte dominuese derisa fitoi edhe nje 11-metersh ne minuten e 60, qe u kthye ne gol nga Valon Berisha. Deri ne fund, Kosova pati edhe dy raste te tjera shume te mira per shënim, duke evidentuar edhe një 11-metersh tjetër qe iu mohua nga gjyqtari, por sidoqoftë arriti nje barazim mjaft pozitiv. Ne ndihme te këtij rezultati erdhën edhe ndeshjet e tjera te Grupit I, qe përfunduan gjithashtu te dyja 1 me 1. Sfida me e forte qe ajo me Kroacisë dhe Turqisë, ku vendasit kaluan ne avantazh me ane te Rakitic, por turqit barazuan shume shpejt me ane te Hakan Calhanoglu. Ne Ukraine ishin miqtë islandeze te paret qe shënuan me ane te Finbogason, ndërsa ukrainasit barazuan me ane te Jarmolenkos ne fund te pjesës se pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *