Subscribe

Kosova është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën qytetarët do të votojnë për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit. Janë certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike, kërkojnë postin e kryeministrit.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëvotimeve për në 38 komunat e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ndryshe nga zgjedhjet e kaluar, procesi elektoral eshte bere pa ndihmën e osbe-se.

 

 

VALMIR ELEZI

ZËDHËNËSI I KQZ-SË

“KQZ-ja duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara dhe në proceset e kaluara zgjedhore ka shtypur më pak fletëvotime sesa qytetarë të regjistruar për të votuar. Ky është vendim i menduar mirë nga KQZ-ja. Kështu kemi vepruar edhe gjatë viteve të kaluara dhe nuk kemi pasur mungesë të fletëvotimeve. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar se ka edhe fletëvotime rezervë dhe askush nuk do të mbetet pa votuar.”

 

 

Për sa i përket personave që janë infektuaer me koronavirus, Elezi, theksoi se janë caktuar grupe të posacme për te mbledhur votat.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë përmbylli procesin e akreditimit të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë ku do të marrin pjesë rreth 30 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *