Nga sot, një rruge ne Kosove mban emrin e birit te ndjere te zv/presidentit amerikan Bo Bajden, i cili u angazhua fuqishëm per arritjen e pavarësisë se Kosovës dhe si jurist, ndihmoi ne ngritjen e kapaciteteve te para te sistemit te drejtësisë. Ne ceremoninë e mbajtur ne Ferizaj, mori pjese nënpresidenti Bajden, bashkëshortja e tij, familjare te Bo, si dhe presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa. Ne monumentin e ngritur ne këtë rruge shkruhet: Ne nderim te Bo Bajden, simbol i miqësisë se pafund mes Kosovës dhe SHBA.
Gjatë fjalës së tij, zyrtari i lartë amerikan tha se është krenar që kjo rruge, e cila mban emrin e të birit, lidh dy qytete kaq të rëndësishme si Gjilani e Ferizaj. Nga ana tjetër, kryeministri Mustafa deklaroi se tek SHBA-ja, Kosova sheh aleatin e saj te përjetshëm. Rruga qe mban emrin Xhozef Bo Bajden çon ne Bondstill, ne kampin e disa qindra trupave amerikane, që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të drejtuara nga NATO në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *