E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kosova me regjim të ri izolimi/ Mbyllje në 19:00 dhe ndarje e komunave në bazë të rrezikut

Nga kjo e premte Kosova do të zbatojë një regjim të ri të masave për parandalimin e përhapjes së covid 19.

 

Komunat janë ndarë në tre kategori sipas shkallës së rrezikut dhe zonat e kuqe do të futen në karantinë nga ora shtatë e mbrëmjes deri në pesë të mëngjesit.

 

Reklamë

Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh optimist se pas dy javësh, situata epidemiologjike në vend do të përmirësohet.

 

Kreu i ekzekutivit kërkoi vigjilencë dhe përgjegjshmëri për të shmangur një mbylje të dytë në nivel kombëtar.

 

Ndërkohë bizneset nuk i kanë mirëpritur masat e reja ndërsa shprehen të revoltuar edhe për vonesën e miratimit të planit të rimëkëmbjes.

 

BERAT RUKIQI

KRYETAR I DHOMAVE EKONOMIKE, KOSOVE

“Ekonomia mbetet e hapur vetëm për mbijetesë. Parlamenti dështoi sërish në miratimin e planit të rimëkëmbjes, papërgjegjshmëri absolute në mesin e një krize të tillë. ”

 

Edhe Greqia fqinje, nga kjo e premte do të zbatojë karantinën e pjesëshme në të gjithë vendin, nga ora nëntë e mbrëmjes deri në pesë të mëngjesit.

Më shumë video

Reklamë