E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Kosova lejon targat e Serbisë, shoferët nuk do të jenë të detyruar të vendosin letër ngjitëse

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që i jep fund vendosjes së letër ngjitësve në automjetet me targa të Serbisë.

“Heqja e regjimit të letër ngjitësve është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Vendimi vjen pas atij të qeverisë së Serbisë të marrë më 25 dhjetor të vitit të kaluar që lejoi lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS, vendim ky që hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari i këtij viti.

Për çështjen e lëvizjes së lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje fillimisht më 2011, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Reklamë

Pas tensioneve që shkaktoi çështja e targave, në shtator 2021 u arrit marrëveshja e përkohshme që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate.

Ajo marrëveshje bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë