E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kosova i mbyll eliminatoret me humbje, klasifikohet e parafundit në grup

Kosova e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme fazën kualifikuese të Euro 2024.

 

Reklamë

Dardanët u mposhtën në Prishtinë nga Bjellorusia më rezultatin 1 me 0.

 

Humbja në shtëpi bëri që Kosova ta përfundojë në vendin e parafundit grupin eliminator me 11 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje, duke u parakaluar pikërisht nga Bjellorusia e cila koleksionoi një pikë më shumë, pra 12.

 

Në stadiumin Fadil Vokrri, terreni i së cilës ishte goxha i rënduar nga reshjet e shiut, të zotët e shtëpisë ndonëse dominuan në pjesën e parë dhe humbën disa mundësi për shënim, e morën golin e disavantazhit në minutën e 43, ishte në fakt një supergol shënuar nga Antilevski nga distanca. Në pjesën e dytë megjithë rastet në të dyja portat rezultati nuk ndryshoi më. Në krye të grupit e mbylli Rumania e cila mundi në shtëpi në ndeshjen direkte Zvicrën 1 me 0.

 

Ndërkohë të martën në mbrëmje u përcaktua edhe skuadra e fundit e kualifikuar direkt për në europian.

 

Ishte pikërisht Kroacia e cila mundi 1 me 0 Armeninë falë një goli të Budimir duke e mbyllur grupin e dyta me 16 pikë pas krahëve të Turqisë e cila barazoi 1 me 1 me Uellsin.

 

Në grupin B, Greqia ndali Francën në një barazim 2 me 2, duke i hequr mundësinë gjelave ta mbyllnin me rekord grupin 8 fitore në 8 ndeshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë