E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj Serbisë”, Grenell kundërshton Albin Kurtin

Ambasadori Richard Grenell deklaroi se Kosova duhet të heqë plotësisht taksën ndaj mallrave serbe, pa reciprocitet.

 

I dërguari i SHBA-ve për dialogun Prishtinë-Beograd doli kundër masave të reciprocitetit me Serbinë.

 

Reklamë

Në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë”, zëdhënësi i Grenell, Dick Custin ritheksoi se amabasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit, që u paralajmëruar nga kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti.

 

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, tha Custin.

 

Kurti ka njoftuar se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, duke vlerësuar se edhe marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë, ndërtohen mbi këtë parim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë