Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Kosova dhe Serbia pa përparim në bisedimet për uljen e tensioneve dhe marrëveshjen e normalizimit

19 Korrik 21:00

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u takuan të mërkurën ndaras në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak për të diskutuar uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

 

“Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme” shkroi zoti Lajçak pas takimeve por pa dhënë më shumë hollësi.

 

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se ishte qëndrim i zotit Lajçak që të mos ketë takim trepalësh, meqë një takimi tillë “jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit (të zbatimit të marrëveshjes) kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, dhe qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”.

 

Zoti Bislimi u shpreh i brengosur me “draftet e deritanishme që Lajçak u ka dërguar palëve tona. Ne mendojmë që ai plan është selektiv dhe u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim apo ecje tutje”, tha ai.

 

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

 

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se tashmë është zvogëluar prania e policisë së Kosovës me 25 për qind në tre ndërtesat komunale në veri, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Zoti Bislimi tha se veprimet e Kosovës do të duhej të pasoheshin me heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian që u vendon muajin e kaluar për shkak të situatës në veri.

 

“Për ne është habi që edhe tetë ditë pas darkodimit në Bratisllavë, ende nuk kemi një letër shpjeguese nga ana e zotit (Josep) Borrell që kërkon heqjen e masave nga ana e Komisionit Evropian. Nuk mund të themi që kemi zbatuar të gjitha masat për arsye se një prej masave është mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE-së për vendosjen e masave ndëshkuese, e tash gjetja e rrugës nënkupton edhe instrumentin për heqjen e masave ndëshkuese”, tha zoti Bislimi.

 

Vuçiç: NATO-ja të mbrojë serbët në Kosovë

 

Kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviç nuk foli pas takimit ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili u takua pasdite vonë me zotin Lajçak tha se “Serbia vazhdon të ngulë këmbë në hapat konkretë që synojnë mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”.

 

Presidenti serb tha se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më shumë çështje e sigurisë sesa çështje politike. Ai e ritheksoi këtë edhe në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stolteberg, i cili u bëri thirrje palëve të përmbahen nga veprimet e dhunshme.

 

Zoti Stoltenberg rikujtoi se në muajin mas trupat e NATO-s në veri të Kosovës u sulmuan nga protestuesit serbë dhe 93 prej tyre mbeten të plagosur, trë nga të cilët pësuan plagë të rënda. “Kjo është e papranueshme”, tha zoti Stoltenebrg duke nënvizuar se “është më rëndësi që tensionet janë ulur dhe u bëjmë thirrje plaëve të përmbahen nga veprimet dhe retorika nxitëse”. Ai shprehu besimin se rruga e vetme është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Presidenti serb tha se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve në Kosovë, që sipas tij janë rrjedhojë e “qasjes së papërgjegjshme të autoriteteve të Prishtinës”.

 

Ai i bëri thirrje zotit Stoltenberg që NATO-ja të ofrojë “siguri për serbët në Kosovë”.

 

NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas krizës në veri, mes shqetësimeve për ripërtëritje konfliktesh në rajon, ndërsa kontinenti evropian përballet me pasojat e agresionit rus në Ukrainë./VOA/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE kosove Petar Petkoviç Serbi

Nga e njëjta kategori

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

më shumë...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!

më shumë...

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë se kanë botën me vete, por po gënjehen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:09

“Financat kërkojnë pak më shumë kujdes”, parashikimi...

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.