Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë këtë të hënë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave për drejtimin e mjeteve.

 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

 

Por krahas kësaj marrëveshjeje palët do të nënshkruajnë gjithashtu edhe memorandumin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

 

Marrëveshjet do të nënshkruhen në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *