E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kosova, 14 vjet Pavarësi/ Krerët e Shtetit nderojnë dëshmorët që dhanë jetën për liri

Flamuri i Kosovës u ngrit solemnisht këtë 17 shkurt, duke shënuar 14-vjetorin e pavarësisë.

 

Reklamë

Krerët më të lartë të shtetit dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ndoqën ceremoninë përpara godinës së qeverisë, ku ndanë edhe urimet për lirinë.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

“Edhe në këtë ditë, dua të shfrytëzoj për t’i falënderuar dhe nderuar ata që kanë dhënë gjithçka që ne ta gëzojmë shtetit tonë, duke filluar nga vizionari dhe arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, i cili diti ta qartësojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës para botës dhe të krijojë miqësi të cilat edhe sot i gëzojmë. Dhe duke vazhduar me mbi 3 mijë dëshmorë që flijuan jetën që ne të jetojmë të lirë, të udhëhequr nga komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari. Shteti ynë është punë e përfunduar. Sfidat vazhdojnë, në këto sfida duhet të qëndrojmë të bashkuar.”

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e  urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit.”

 

Zyrtarët më të lartë të shtetit gjithashtu kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duke nderuar më shumë se 50 të vrarë nga familja Jashari në Prekaz, më tej te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

 

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u shpall e pavarur dhe aktualisht është njohur nga 117 vende të botës.

Më shumë video

Reklamë