Debati që ka përfshirë tashmë prej kohësh artistët në Shqipëri dhe Qeverinë, mbi ndihmë ne munguar gjatë periudhës së pandemisë, duket se nuk është i njëjtë në Kosovë. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës, Vlora Dumoshi në një intervistë për Vizion Plus tregon qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj artistëve të pavarur.

 


VLORA DUMOSHI – MINISTRE E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE E KOSOVËS

“Ne i kemi mbështetur me subvencione. Është dhënë diku 1 534 000 Euro, është financuar. Arsyeja është që në këtë kohë traume, të pandemisë, ne këto organizata të pavarura, të cilat punojnë me një përkushtim shumë të madh dhe e plotësojnë jetën kulturore të Kosovës, ne kemi dashur që këtë pjesë tu a ndajmë që të ndihen edhe më të sigurt”

 

Ministrja Dumoshi ndalet dhe tek mbledhja e dy Qeverive dhe marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha tek zbatimi i tyre.

 


VLORA DUMOSHI – MINISTRE E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE E KOSOVËS

“Synimi im dhe i Qeverisë së Kosovës për këto marrëveshje, sepse janë vendime që paraprakisht se të nënshkruhen merren dhe në mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ato duhet të implementohen. Sa i përket marrëveshjeve që lidhen me Ministrinë e Kulturës, ne kemi nevojë për një bashkëpunim”

 

Vec artit, Dumoshi ndalet dhe tek sporti ku nënvizon se pas ligës unike të basketbollit, dëshira është që kjo nisëm të shtrihet në të gjithë sportet. E në fund Dumoshi vecc detyre shtetërore firmosjen e marrëveshje ndalet dhe tek ndjesia personale.

 


VLORA DUMOSHI – MINISTRE E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE E KOSOVËS

“Për mua ka qenë një detyrë shtetërorë ku i kam nënshkruar 4 marrëveshje, por mbi të gjitha si Vlorë si emocion që unë e ndieja, unë e kreva një amanet. Mendësia jonë ka qenë gjithnjë Shqipëria, sepse kemi kaluar në faza shuam të ndryshme, të cilat mbase nuk janë të kapshme për vëllezërit tanë në Shqipëri, por për ne ka qenë një pikë referemi që e kemi një vend që e kemi quajtur mëmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *