Ka nisur seanca plenare, ndërsa të pranishëm në sallë janë edhe deputetët e opozitës, çka ka sjellë kaos dhe tensione në Kuvend.
Taulant Balla u shpreh Gjykata Administrative nuk ka rrëzuar thelbin e dënimit, thjesht ka ulur masën.
Lexo edhe :
Related Posts
Balla: Kemi përpara një vendim të Gjykatës Administrative me ekzekutim të përkohshëm dhe ky vendim i gjykatës nuk ka rrëzuar thelbin, pra gjykata ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm. Ka ulur masën. PYetja që shtrohet është nëse do të hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit, dhe të hymë në diskutimet e rendit të ditës se sa i përket vendimeve të gjykatës, ne nuk i diskutojmë kurrë. Edhe pse rasti në fjalë, të them si një deputet, kam komentet e mia sepse ajo që thoni ju rrëzon këtë vendim gjykate. Gjykata Kushtetuese ka thënë se vendimet e e kuvendit nuk mund të ankimohen në mënyrë administrative.
Ta bëjmë këtë diskutim në këshillin e Legjislacionit. Shkoni aty në mbledhje, kemi disa vendime të GJK. Mendova se ishte përfunduar pjesa e mosbindjes, nëse ne nuk do kthehemi në normalitet është çështja juaj. Interpretimi i vendimeve është ky flamur, bërtit sa të duash Flamur.








