Publikohet raporti i Këshillit të Evropës për situatën e korrupsionit në Shqipëri.

 

Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) konstaton se kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit është gjithëpërfshirës, por ende kompleks.

 

GRECO i bën thirrje Shqipërisë që të fokusohet në zbatimin e këtij kuadri ligjor, veçanërisht duke përmirësuar kapacitetin e organeve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit.

 

Ai këmbëngul që çdo ministri duhet të miratojë shpejt një plan integriteti dhe që ministrat, zv.ministrat dhe këshilltarët duhet të informohen rregullisht për masat, me qëllim sigurimin e integritetit të tyre.

 

Sa i përket policisë, GRECO dyshon se Vettingu do të çojë në largimin e personelit të kualifikuar deri në dobësimin e institucioneve, ndërsa e ka konsideruar shqetësus politizimin në radhët e policisë.

 

“Rekomandohen masa për të siguruar më shumë stabilitet në pozitat e larta në polici, pavarësisht nga konteksti politik. GRECO gjithashtu rekomandon që oficerët të emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sesa nga Ministri i Brendshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *