Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurise arrest me burg për avokaten Donata Lepenica dhe Yzeir Balën, ndërsa masa e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur për Megi Naksin.

 

Rasti është zbuluar tre ditë më parë dhe bëhet fjalë për një të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, të cilit i ishte kapur një sasi prej 3 gramësh. Përkundrejt dhënies së një shume prej 2 mijë eurosh, është kërkuar marrja e një mase detyrim paraqitje.

 

Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës, veprim ky i ndërmarrë për herë të parë në historinë e akuzës.

 

Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur avokatja futet në zyrën e Hasës. Ndërsa nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron se, “gjithçka e kam zgjidhur me prokurorin”.

 

Biseda me të akuzuarin është bërë pak çaste pas takimit të saj me prokurorin e Tiranës, në zyrën e këtij të fundit. Vetë Hasa e ka mohuar akuzën dhe madje ka mohuar se i është afruar para nga ana e avokates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *