Dalin sot para gjykatës së Shkodrës, katër të arrestuarit, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit te paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës.

 

Të arrestuarit janë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.

 

Katër të ndaluarit akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i Hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *