Subscribe

Opozita ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri per korrupsion ne vlerën e 1,1 miliardë lekeve me uniformen e re te policisë. Kreu i departamentit te rendit e sigurisë ne PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk ka pasur transparence ne lidhje me tenderin per uniformen,  ndërkohe qe kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit te fituesit

“Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës, për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur. Vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar. Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë daroviten, duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit”.

Sipas opozitës ky tender tregon se paratë e taksapaguesve shqiptare po trasohen si  te ishin portofoli privat i Tahirit.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *