Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e djeshme u akuzua nga Partia Demokratike se kishte përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës.
Në deklarimet e viteve 2022 dhe 2023, Begaj ka deklaruar të ardhura nga një spital privat në Tiranë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend ditën e sotme Kreun e Shtetit.
Korreshi ka pyetur mazhorancën në lidhje me mungesën e kryeministrit në Kuvend duke mos lënë mënjanë batutën dhe ironinë.
Korreshi: Kryeministri ku është? Mos ka filluar punë të dytë si infermier pas Baromit? Dhe e dyta…t’i kthejë përgjigje kryeminsitrit të Kosovës për Gjykatën Speciale për qëndrimet që ka mbajtur se po e pyet ai që andej.





