Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia deklaroi se në Shqipëri nuk janë marrë masa serioze për koroanvirusin. Në një postim në “Facebook”, ai u shpreh se kontrollet në kufi bëhen sa për të kaluar radhën se mungojnë pajisjet mbrojtëse.

 

“Papërgjegjshmëria dhe mënyra sipërfaqësore në trajtimin e kësaj situate tepër alarmante nga strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë evidente që në mungesën e kontrolleve serioze në pikat hyrëse në Shqipëri ku në rastin më të mirë shihet ndonjë personel shëndetësor, i cili përtej përkushtimit mbrojtje të vetme ndaj këtij virusi kanë një maskë të thjeshtë kirurgjikale dhe si mundësi për ta identifikuar vetëm aftësinë për të pyetur qytetarët për simptomat. Pajisjet mbrojtëse mungojnë plotësisht edhe për personelin mjekësor të autoambulancave të cilat do të përdoren për transportin e një pacienti të dyshuar si të prekur nga ky virus, ashtu siç mungojnë edhe autoambulancat e posaçme të pajisura në mënyrë adeguate.”

 

Ai e akuzoi ministren Ogerta Manastirliu se po bën shou dhe se po tregon paaftësi në menaxhimin e kësaj situate.

 

Zonja Manastirliu vazhdon shoun nëpër TV e spitale duke marrë rolin e mjekes e duke dhënë këshilla mjekësore teksa specialistët që mban në krah nuk hapin gojë e nuk u jepet fjala, ndërkohë që është përgjegjëse dhe duhej të merrej urgjentisht me çështjet organizative dhe sigurimin e logjistikës së domosdoshme për përballimin e situatave të tilla. Papërgjegjshmëria dhe paaftësia e këtyre qeveritarëve është ulëritëse por të paktën mbani kontakte të ngushta dhe zbatoni udhëzimet e OBSH si dhe merrni shembull dhe kopjoni masat që merr fqinji ynë perëndimor Italia.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *