Subscribe

Shefja e Bankës Qendrore Euorpiane vlerëson se shpërthimi i pandemisë ka tronditur tregjet europiane dhe ato botërore duke shkaktuar një shok në ekonomi.

 

Sipas Christine Lagarde perspektivat e rritjes për zonën e euros janë dukshëm në rënie pasi koronavirusi u përhap në pothuajse të gjithë Europën, por pavarësisht kësaj nuk do të mungojë bashkëpunimi dhe mbështetja për vendet që po përballne me krizën.

 

CHRISTINE LAGARDE

PRESIDENTE E BANKES QENDRORE EUROPIANE

 

“Përhapja e koronavirusit ka qenë një tronditje e madhe për perspektivat e rritjes së ekonomisë globale dhe zonës së euros dhe ka rritur paqëndrueshmërinë e tregut. Nevojitet një përgjigje ambicioze dhe e koordinuar e politikës fiskale për të mbështetur bizneset dhe punëtorët që po rrezikohen. Bazuar edhe në rënien e mprehtë të çmimeve të naftës, inflacioni bazë ka të ngjarë të ulet ndjeshëm gjatë muajve të ardhshëm. Ne mirëpresim angazhimin e qeverive të zonës së euros dhe institucioneve europiane për të vepruar tani, me forcë dhe së bashku, në përgjigje të pasojave të përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.”  

 

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane theksoi se ekziston një mbështetje e fortë për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të përballuar rreziqet që mund të përfaqësojnë një kërcënim për eurozonën dhe sugjerois e Italia duhet të shtojë fondin e emergjencës në 27 miliardë euro.

 

Por komentet e Lagarde kanë nxitur pakënaqësi për Romën zyrtare.

 

Presidenti Sergio Matarella në një postim në tëitter i kërkon Evropës të solidarizohet dhe të mos pengojë veprimin e Italisë. Ndërsa kreu i ekzekutivit nënvizon se detyra e Bankës Qendrore duhet të jetë të mos pengojë, por të lehtësojë krizën, duke krijuar kushte financiare të favorshme.

 

Gouseppe Conte edhe njëherë ka bërë thirrje që nevojiten masa vendimtare për të trajtuar në mënyrë efektive urgjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *