Meshkujt janë të rrezikuar nga infertiliteti për shkak të koronavirusit. Një studim i fundit paralajmëron se burrave mund t’u dëmtohen qelizat e testikujve. Studiuesit izraelitë thonë se te pacientët meshkuj, që nuk preken lehtë nga virusi, mund të ketë më pak mundësi për pjellori.

 

Ata raportuan se virusi u gjet në spermën e 13% të pacientëve meshkuj të infektuar. Ata vunë re një rënie prej 50% të vëllimit të spermës. Kurse testet pas shërimit tek një pjesë tjetër e pacientëve zbuluan ndryshime mesatare tek qelizat e testikujve. Dr. Dan Aderka, që drejtoi studimin, paralajmëroi se COVID-19 mund të jetë më i dëshëm seç pritet për burrat.

 

Studiuesit nuk janë të sigurt nëse ndryshimet janë të përkohshme apo të përhershme.

 

Kjo nuk është hera e parë që mjekët paralajmërojnë se virusi mund të shkaktojë dëmtime në testikujt e burrave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *