E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Koronavirusi/ Shefja e Infektivit në QSUT: Jemi në gatishmëri, kemi siguruar 80 shtretër

Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo u shpreh se personat për të cilët u dyshua se ishin të infektuar me koronavirus, pas testimit rezultuan negative.

 

Reklamë

Gjatë fjalës së saj në mbledhjes e Task-Forcës, Çomo deklaroi se spitali ka qenë që nga dita e parë dhe vijon të jetë në gatishmëri nëse shfaqet ndonjë rast me virusin e rrezikshëm.

 

Ndërkohë, theksoi se janë siguruar 80 shtretër për personat që mund të jenë të dyshuar me koronavirus.

 

“Që nga dita e parë deri më sot, ne jemi në gjendje gatishmërie, kemi gati 80 shtretër të siguruara për personat që mund të jenë të dyshuar me koronavirus. Ajo çka ne vërejmë sot është se ne kemi një fluks të personave të prekur nga virozat. Kemi bërë ekzaminime te rastet e dyshuara nga ana epidemike dhe epidemiologjike. Sot ne kemi çuar alertin në pjesën e Italisë, në hartën e kuqe të botës siç është pjesa e  Azisë. Ne kemi kontrolluar persona dhe kanë rezultuar me grip. Ndërsa sa i përket koronavirusit kanë rezultuar negative. Në situatën aktuale ju informoj se shërbimi është i pajisur dhe në gatishmëri shumë të madhe”, tha Çomo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë